Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi titullin e nënkampionit në Formula 3 për sezonin 2025, pasi përfundoi i dyti në garën kryesore në Monza të dielën, më 7 shtator. "Ndihem fantastikisht - tha ai pas finales, cituar nga sportal.bg. - Ishte një vit i gjatë, me shumë ulje-ngritje. Jam i lumtur që e përfunduam sezonin fuqishëm".
Kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, e uroi të riun e talentuar në Facebook, duke vënë në dukje se me pjesëmarrjen e tij të suksesshme, Collov ndihmoi ekipin e tij Campos Racing të bëhej kampion për herë të parë. "Sofja do t'ju mbështesë si më parë, sepse beson tek ju!", shton Terziev.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA