LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për lidhshmëri midis vendeve të Ballkanit në NATO

Martë, 9 Shtator 2025, 07:07

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për lidhshmëri midis vendeve të Ballkanit në NATO

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rusia mbetet kërcënimi më i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për sigurinë tonë, së bashku me terrorizmin. Kjo u deklarua nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një leksion në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje të organizuar nga Klubi Atlantik. Sipas saj, qëllimi i vendeve të NATO-s është të parandalojnë dhe të përgatiten për mbrojtje kundër këtij kërcënimi. Në lidhje me forcimin e industrisë mbrojtëse, ajo theksoi se deklaratat në vetvete nuk i dekurajojnë kundërshtarët, por nevojiten aftësi reale - fuqi zjarri, pajisje dhe teknologji, raporton BTA.
Lidhshmëria midis vendeve në Evropën Juglindore është e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e tyre ekonomik, por është edhe një faktor i sigurisë kolektive të NATO-s në rajon, theksoi Presidenti Rumen Radev gjatë një takimi me Shekerinskën, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA