Artikull
Organizatat ekologjike paraqesin ankesë në BE kundër termocentraleve bullgare me qymyr
Martë 9 Shtator 2025 08:56
Martë, 9 Shtator 2025, 08:56
Termocentrali "Bobov Doll"
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Organizatat "Greenpeace - Bullgaria" dhe "Për Tokën" njoftuan se po paraqesin një ankesë në Komisionin Evropian për shkeljet sistematike të standardeve mjedisore nga katër termocentralet me qymyr - "Bobov Doll", "Brikel", "Republika" në Pernik dhe "Marica 3" në Dimitrovgrad.
Sipas deklaratës së ankuesve, institucionet bullgare po lëshojnë leje për ndotësit sistematikë të lidhur me biznesmenin Hristo Kovaçki. Greenpeace gjithashtu citon të dhëna për sulmet ndaj ekoaktivistëve, shembulli i fundit është sulmi ndaj Daniella Toneva më 7 shtator. Ajo zbuloi për Radion Kombëtare Bullgare për ndotjen e rrezikshme të ajrit në zonë të shkaktuar nga termocentrali "Bobov Doll".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا