Artikull
Natyralizimi është arsyeja më e zakonshme për marrjen e shtetësisë bullgare
Martë 9 Shtator 2025 09:44
Martë, 9 Shtator 2025, 09:44
FOTO: bgembassytelaviv.com
Madhësia e shkronjave
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten Ilijana Jotova. Vitin e kaluar, në të njëjtën kohë, ka pasur 6542 qytetarë të rinj bullgarë. Nëse ky trend vazhdon deri në fund të vitit, do të arrihet numri i shtetësisë së dhënë në vitin 2024 - 16 268 persona.
5 herë më pak persona kanë rikthyer shtetësinë e tyre - deri më tani këtë vit ka pasur 655 persona, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre ka qenë 3060. 160 persona janë liruar nga shtetësia bullgare deri në qershor, 6 prej tyre u është anuluar natyralizimi, sepse kanë paraqitur dokumente të pavlefshme. 905 personave u është mohuar shtetësia bullgare.
Natyralizimi është arsyeja më e zakonshme për marrjen e pasaportave bullgare për mbi 2/3 e aplikantëve. Në vitin 2024, ky numër ka qenë 11 778 persona, 4734 prej tyre - në bazë të një prindi - një shtetas bullgar.
Ndryshe nga më parë, kur shumica e pasaportave u lëshoheshin qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, tani shumica janë për persona nga Turqia dhe Ukraina. 2163 qytetarë turq kanë kërkuar të bëhen bullgarë vitin e kaluar, 2436 kanë qenë ukrainasit.
Vetëm 38 nga pasaportat e reja janë për qytetarë të vendeve të BE-së, dhe vetëm 21 - për persona pa shtetësi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bgembassytelaviv.com
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا