LAJME

Artikull

Kryeministri Rosen Zhaljazkov inauguroi një monument të Aleksandrit I të Bullgarisë në Universitetin e Podgoricës

Martë, 9 Shtator 2025, 10:36

Kryeministri Rosen Zhaljazkov inauguroi një monument të Aleksandrit I të Bullgarisë në Universitetin e Podgoricës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit Shtetëror të Podgoricës.
Më parë, Zheljazkov vuri në dukje në një leksion për studentët se vendet tona kanë lidhje shekullore kulturore, historike dhe shpirtërore bazuar në rrënjën e përbashkët të dy gjuhëve, që nga Mesjeta. Ai kujtoi se në vitin 1877, malazezët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për lirinë bullgare.
Kryeministri theksoi gjithashtu rolin e Dr. Petër Orahovac - një figurë e ndritur në historinë e marrëdhënieve bullgaro-malazeze, i cili kanë kontribuuar në mjekësinë bullgare pas Çlirimit.
Në historinë tonë të kohëve të fundit, Bullgaria është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Malit të Zi dhe ndër të parat që ratifikoi pranimin e vendit në NATO. Por gjëja më e rëndësishme është se sot ata janë së bashku në rrugën evropiane, theksoi Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA