LAJME

Artikull

Dëmshpërblimet për papunësi në Bullgari lëvizin mesatarisht nga 1133 leva (579.29 euro) deri në 661 leva (337.96 euro)

Martë, 9 Shtator 2025, 12:28

Dëmshpërblimet për papunësi në Bullgari lëvizin mesatarisht nga 1133 leva (579.29 euro) deri në 661 leva (337.96 euro)

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin – sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore.
Ndërkohë, personat e papunë në qytetin Vidin marrin mesatarisht një shumë gati dy herë më të ulët në krahasim me kryeqytetin – 661 leva.
Shumat më të larta i marrin burrat e papunë në kryeqytet – mesatarisht pak mbi 1200 leva (613.55 euro), ndërsa gratë – 1058 leva (540.95 euro).
Në total, në shkallë vendi janë mbi 56 000 persona të regjistruar si të papunë me të drejtë për përfitim financiar, dhe më të shumtët prej tyre janë në kryeqytet – 9000 vetë, të ndjekur nga Plovdivi me 6000 persona. Në total, numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit në Bullgari është 144 000.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا