Artikull
Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të marrin pjesë në turneun Masters për tetë më të mirët
Martë 9 Shtator 2025 13:26
Martë, 9 Shtator 2025, 13:26
Ivan Ivanov (djathtas) dhe Aleksandër Vasilev në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Nju Jork
FOTO: startphoto.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe me nga katër lojtarë. Dy të parët në secilën grup do të kalojnë në gjysmëfinale.
Kampioni i US Open për të rinj, Ivan Ivanov, është lider i padiskutueshëm në renditjen botërore për tenistë deri në moshën 18 vjeç. 16-vjeçari bullgar e fitoi titullin në konkurrencën individuale në Nju Jork, ndërsa më herët, më 13 korrik, u shpall kampion edhe në Wimbledon.
Nënkampioni i US Open, Aleksandër Vasilev, u ngjit në vendin e dytë të renditjes botërore me 2577.5 pikë. Tenisti bullgar që luan me dorën e majtë nga Sofja, arriti në gjysmëfinalet e singlit dhe në çerekfinalet e dysheve në Wimbledon, si dhe luajti në çerekfinalet e Roland Garros-it.
Për të dy lojtarët, finalet në Çëndu do të jenë paraqitja e fundit në kategorinë e të rinjve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: startphoto.bg
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا