LAJME

Artikull

Një delegacion bullgar ishte në Kiev me ftesë të Vollodimir Zelenskit

Martë, 9 Shtator 2025, 15:34

Një delegacion bullgar ishte në Kiev me ftesë të Vollodimir Zelenskit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Me ftesë të presidentit Vollodimir Zelenski, së fundmi një delegacion bullgar, i përbërë nga Sollomon Pasi, Velizar Shallamanov, Ivan Ançev, Maksim Behar, Todor Tagarev dhe Svetllosllav Ivanov, vizitoi Kievin. Të gjithë ata morën pjesë në cilësinë e ekspertëve të pavarur dhe pjesëmarrës në lëvizje qytetare.
"Shpreh mirënjohje të thellë për anëtarët e delegacionit, për të gjithë miqtë e Ukrainës dhe miqtë e mi personalë, që pranuan ftesën e presidentit tonë Zelenski dhe ishin në Kiev në një moment shumë të vështirë", deklaroi ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, Olesja Illashçuk. Sot ajo mori pjesë në një konferencë për shtyp në Sofje, e cila ishte e kushtuar vizitës së delegacionit bullgar në Kiev me rastin e festimeve të Ditës së Pavarësisë. “Regjimi në Kremlin, në mënyrë cinike dhe barbare, vazhdon të vrasë civilë, ndërkohë që Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë të Kievit po bëjnë përpjekje për paqe”, deklaroi ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, Olesja Ilashçuk.
Në festimet morën pjesë delegacione nga rreth 50 shtete.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا