MUZIKË

Artikull

Trioja me famë botërore Maharaxh vjen në skenën bullgare

Mërkurë, 10 Shtator 2025, 02:45

Trioja me famë botërore Maharaxh vjen në skenën bullgare

FOTO: Trio "Maharaxh"

Madhësia e shkronjave

Midis datave 10 dhe 14 shtator, publiku në qytetet Pernik, Sapareva Banja, Sofje dhe Plovdiv do të ketë mundësinë të dëgjojë trion indiane të famshme botërisht "Maharaxh" – një formacion me një biografi krijuese të jashtëzakonshme. Prabhash Maharaj – tabla, Abhishek Maharaxh – sitar dhe Vishall Maharaxh – sarod ekzekutojnë muzikë klasike indiane dhe muzikë botërore.
Muzikantët vijnë nga qyteti indian Varanasi – një qendër mijëravjeçare shpirtërore dhe kulturore – dhe janë brezi i pesëmbëdhjetë i familjes së njohur muzikore Maharaxh, e cila prej mbi 500 vjetësh ruan dhe zhvillon traditat e muzikës indiane dhe instrumenteve tradicionale.
Koncertet organizohen nga Ambasada e Indisë në Bullgari dhe Fondacioni Indologjik “Lindje-Perëndim”. Më 10 shtator muzikantët do të performojnë në Pernik, më 11 shtator – në Sapareva Banja, më 12 dhe 14 shtator – në Sofje, dhe më 13 shtator – në Plovdiv.
Të gjitha ngjarjet janë me hyrje të lirë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto:  Trio "Maharaxh"

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا