Artikull
DARA dhe Kamen & Rusto me një version modern për klube të hitit "Mos"
Mërkurë 10 Shtator 2025 05:10
Mërkurë, 10 Shtator 2025, 05:10
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto transformon melodinë e njohur, duke e ngarkuar me shumë energji dhe bas ritmik. Festat ku marrin pjesë këta dy DJ janë veçanërisht të njohura, dhe Kamen është gjithashtu një nga producentët muzikorë të albumit të ardhshëm të këngëtares DARA, i cili pritet të dalë në shtator.
Më shumë për këngëtaren mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube