Bullgaria do të marrë mbi 3,2 miliardë euro nga programi “Veprime për Sigurinë e Europës” – SAFE, njoftoi Komisioni Evropian. Përmasa e programit të kredisë është 150 miliardë euro dhe synon të forcojë kapacitetin e BE-së për investime strategjike në fushën e mbrojtjes. Mekanizmi parashikon kredi afatgjata me interes të ulët për vendet anëtare, me një periudhë faljeje prej 10 vjetësh për shlyerjen. Fondet do të ndihmojnë në blerjen e pajisjeve të domosdoshme mbrojtëse.
Në program marrin pjesë 19 vende të BE-së. Ato do të aplikojnë për financim jashtë buxheteve të tyre kombëtare, dhe këto kredi nuk do të llogariten si deficit. Qëllimi i SAFE është të përshpejtojë kapërcimin e boshllëqeve ekzistuese në armatim dhe të mbështesë porositë e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Pritet që pagesat e para të nisin në fillim të vitit 2026.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova