TURIZËM

Artikull

Pas qendrës balneare Hisarja, edhe Kjustendili do të kërkojë njohje si një pushimore termale evropiane

Mërkurë, 10 Shtator 2025, 07:04

Burimi “Loti i Vashës” – qyteti Hisarja

Burimi “Loti i Vashës” – qyteti Hisarja

FOTO: visithisarya.com

Madhësia e shkronjave

Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe Turizëm SPA në Pravec. Ajo kujtoi se Hisarja ka qenë një qendër balneare që nga koha e perandorit romak Dioklecian. Në vitin 1882 u shpall si pushimorja e parë balneare e Bullgarisë. Deri në fund të vitit pritet të hapet sërish “Momina Banja” (Banja e Vashëss), e rinovuar, e cila është ndërtuar në vitin 1930, tha Vëllçeva.
Shoqata Evropiane e Qyteteve Historike Termale u themelua në vitin 2009 dhe numëron 50 anëtarë nga 18 shtete. Me anëtarësimin e Hisarjës, Bullgaria bëhet shteti i 19-të anëtar. Me këtë njohje, Hisarja radhitet përkrah resorteve të njohura evropiane si Karlovy Vary, Baden dhe Vichy. Sipas organizatorëve të kongresit, Kjustendili është kandidati i ardhshëm i mundshëm bullgar për t'u anëtarësuar në shoqatë.

Крепостта Хисарлъка

FOTO: БТА

Më shumë informacion rreth dy qyteteve mund të lexoni në botimet e mëposhtme nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto:  visithisarya.com, Kirill Falin