Artikull
Kryeministri përshëndeti bursistët e rinj të institutit INSAIT në Sofje
Mërkurë 10 Shtator 2025 07:57
Mërkurë, 10 Shtator 2025, 07:57
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Ju faleminderit që vendosët të qëndroni në Bullgari.” Kështu u shpreh kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë ceremonisë së shpalljes zyrtare të gjeneratës së re të bursistëve në programin EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), pranë Universitetit të Sofjes. Zheljazkov falënderoi studentët që me talentin e tyre i sjellin lavdi vendit, përmes punës në institutin INSAIT dhe zhvillimit të teknologjive moderne. Në Sallën e Granitit të Këshillit të Ministrave, kryeministri theksoi se zhvillimi i teknologjive të avancuara, inteligjencës artificiale dhe robotikës perceptohet me ndjenja të përziera nga njerëzit që nuk janë të përfshirë në këtë fushë. Sipas tij, ekzistojnë frika, por edhe shumë shpresa. “Ju jeni ata që mund të largoni frikën dhe të frymëzoni shpresën për të ardhmen, falë teknologjive të reja,” tha Zheljazkov, i cituar nga BTA.
Lexoni më shumë për institutin INSAIT në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا