Qeveria miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet parashikojnë vendosjen e lëndës "Çështjet Ushtarake dhe Mbrojtjen" në kolegjet profesionale, të barazuar për studentët e kolegjit me kompetencat e nënoficerëve. Trajnimi i studentëve të kolegjeve do të barazohet me atë të kadetëve. Hiqet kërkesa që kontrata për shërbim ushtarak për ushtarët të mund të zgjatet jo më shumë se 3 herë. Në këtë mënyrë, ushtarët dhe oficerët do të mund të lidhin kontrata për shërbim ushtarak deri në kufirin maksimal të moshës për kuadro të kualifikuar – 57 vjeç. Përmirësohet gjithashtu statusi i anëtarëve të familjes së një ushtaraku apo punonjësi civil të dërguar në detyrë në një organizatë ndërkombëtare apo nismë tjetër ndërkombëtare, kur ata qëndrojnë me të në vendin ku ai është i dërguar. Kjo rregullore është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Diplomatik, transmeton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova