LAJME

Artikull

Maria Filipova është Zëvendës Avokatja e Re e Popullit

Mërkurë, 10 Shtator 2025, 12:22

Maria Filipova është Zëvendës Avokatja e Re e Popullit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me 128 vota "pro", 56 "kundër" dhe 6 "abstenime", Asambleja Kombëtare zgjodhi Kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, si Zëvendës Avokate të Popullit të Republikës së Bullgarisë. Filipova mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "DPS-Fillim i Ri", BSP, ITN dhe katër jo-anëtarëve të një grupi parlamentar. PP-DB, MEÇ dhe "Veliçie" ishin kundër. Deputetët nga APS ishin të ndarë - gjashtë ishin kundër dhe gjashtë abstenuan. "Vëzrazhdane" nuk mori pjesë në votim, raportoi gazetarja Maria Fileva.
Pozicioni i Zëvendës Avokatit të Popullit është në listën e personave nga të cilët presidenti mund të zgjedhë kryeministër të një qeverie të përkohshme në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Dyshimet se ky është pikërisht qëllimi i emërimit të Filipovës janë bërë kritika kryesore e opozitës kundër zgjedhjes së saj. "Lindet pyetja e qartë se pse një person me një rritje logjike në karrierë, 15 vjet përvojë, papritmas bën këtë veprim të dëshpëruar - largohet nga një komision të cilin e kryeson dhe i cili ka kompetenca të mëdha, dhe bëhet zëvendës avokat i popullit. Përgjigja e vetme logjike është se ajo është përfshirë në listën e kandidatëve të mundshëm për kryeministër në detyrë, komentoi Manoll Pejkov nga PP-DB.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA