Artikull
E gjithë autostrada "Evropa" do të hapet më 14 shtator
Mërkurë 10 Shtator 2025 15:20
Mërkurë, 10 Shtator 2025, 15:20
FOTO: mrrb.bg
Madhësia e shkronjave
Të dielën (14 shtator), do të hapet е gjithë autostrada "Evropa". Kjo u njoftua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov në një mbledhje të Komisionit për Politikën Rajonale, Punët Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale.
Ndërtimi i rrugëve është pezulluar ose reduktuar në minimum vitet e fundit, dhe një nga detyrat tona kryesore është ndërtimi i autostradave. Kjo është arsyeja pse kemi nisur me vrull ndërtimin e autostradës "Hemus", shtoi ai.
Gjatësia totale e autostradës "Evropa", e cila është një pjesë e rëndësishme e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit, është 63 km dhe fillon nga kufiri me Serbinë (në pikën kufitare "Kallotina"), përfshihet në tangenten veriore të Sofjes, e cila është gjithashtu pjesë e autostradës, dhe përmes saj trafiku automobilistik dhe ai i mallrave shpërndahet në autostradën "Hemus" dhe autostradën "Trakia".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mrrb.bg
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا