Artikull
Fillon Robotics Strategy Forum nën moton "Krijuar në Bullgari, i njohur në mbarë botën!"
Enjte 11 Shtator 2025 01:55
Enjte, 11 Shtator 2025, 01:55
FOTO: FB/PARA.Bulgaria
Madhësia e shkronjave
"Krijuar në Bullgari, i njohur në mbarë botën!" - kjo është motoja e ngjarjes më të madhe të inovacioneve në robotikë dhe në teknologjitë autonome në vendin tonë - Robotics Strategy Forum, i cili do të mbahet më 11 shtator 2025 në Parkun Teknologjik të Sofjes - Salla "John Atanasov".
Kompanitë bullgare nga fusha e robotikës, automatizimit, prodhimit inteligjent dhe teknologjive industriale do të mblidhen në një vend. Do të prezantohen produktet dhe shërbimet inxhinierike bullgare që prodhohen në Bullgari dhe eksportohen jashtë Bullgarisë, raportoi BNR Sofja.
Hyrja në Robotics Strategy Forum 2025 është falas për vizitorët, por ata duhet të rezervojnë biletën e tyre përmes faqes së internetit të ngjarjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB/PARA.Bulgaria
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا