Artikull
95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar
Enjte 11 Shtator 2025 02:25
Enjte, 11 Shtator 2025, 02:25
Nikolla Stançev
FOTO: bul-wrestling.org
Madhësia e shkronjave
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë.
Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në kategorinë deri në 79 kg në stilin e lirë. Ai mundi Georgi Shirtllaxe (BRSS), por humbi nga Kacuramoto (Japoni). Me 5 pikë ndëshkimi, ai duhej t’i fitonte të gjitha ndeshjet e mbetura vetëm me tush. Dhe ia doli: mposhti me tush Shter (Gjermani), Lindbllad (Suedi), dhe në finale Hox (SHBA).
FOTO: bgolympic.org
Nikolla Stançev është kampioni i parë olimpik i Bullgarisë, dhe falë tij, himni bullgar u dëgjua për herë të parë në një podium olimpik. Pas karrierës si sportist, ai punoi gjatë si trajner. Ndërroi jetë më 13 korrik 2009.
Më shumë mbi historinë dhe sukseset sportive të Bullgarisë mund të lexoni në publikimet e Radio Bullgarisë:
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bul-wrestling.org, bgolympic.org
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا