MUZIKË

Artikull

"O Stoene, biri im Stoene" – një kujtim i këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov

Enjte, 11 Shtator 2025, 03:10

Krum Jankov

Krum Jankov

FOTO: Nikollaj Çapanski

Madhësia e shkronjave

Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant ishin turnetë nëpër vendbanimet në malin e tij të lindjes Rodope me klarinetistin e njohur Vasill Popov. Arti i tij na arrin edhe falë regjistrimeve në Radion Kombëtare Bullgare, të cilat filluan në fillim të viteve 1950 në Radio Plovdiv, pastaj në Radio Sofje. Kështu, fonoteka e regjistrimeve të Radios Kombëtare Bullgare ruan dhjetëra këngë dhe pjesë instrumentale të interpretuara prej tij, kryesisht këngë korale dhe popullore. Në disa prej tyre, Krum Jankov bashkëpunoi me grupet më të njohura në Traki.
Ju ofrojmë një nga këngët e para që Krum Jankov regjistroi për Radion Kombëtare Bullgare së bashku me grupin Sadovska - "O Stoene, biri im Stoene":
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Nikollaj Çapanski