LAJME

Artikull

Presidenti shprehu shqetësim ndaj Katarit në lidhje me sulmin izraelit në Doha

Enjte, 11 Shtator 2025, 07:30

Presidenti Radev

Presidenti Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev foli në telefon me Emirin e Katarit, Shejh Tamim Bin Hamad al-Tani. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e përpjekjeve në një plan global për të luftuar terrorizmin dhe shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme si rezultat i sulmit ajror të kryer nga Shteti i Izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Radev shtoi se qindra bullgarë jetojnë dhe punojnë në territorin e kryeqytetit të Katarit, njoftoi sekretariati i shtypit i Kreut të Shtetit.
Presidenti shprehu shpresën për ndërprerjen sa më të shpejtë të veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe parandalimin e zgjerimit të fushëveprimit territorial të konfliktit, i cili kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Rumen Radev shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për angazhimin personal të Emirit të Katarit, Sheih Tamim Bin Hamad Al-Tani, për lirimin e kapitenëve bullgarë të anijes "Galaxy Leader".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA