LAJME

Artikull

Bullgaria mund të marrë mbi 22 miliardë euro përmes buxhetit të ri të programimit të BE-së

Enjte, 11 Shtator 2025, 08:09

Bullgaria mund të marrë mbi 22 miliardë euro përmes buxhetit të ri të programimit të BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në mënyrë të paprecedentë, Bullgaria do të ketë një shans për të pasur akses në 22.3 miliardë euro. Kjo u deklarua nga eurodeputeti Andrej Novakov në një konferencë të përbashkët për gazetarët bullgarë në Strasburg me kolegët e tij Andrej Kovaçev dhe Emill Radev.
"Bullgaria do të ketë një shans për të pasur akses në 22.3 miliardë euro në periudhën e ardhshme të programimit 2028-2034. Buxheti shtatëvjeçar është 2 trilion euro - vështirë se mjafton, por është një hap në drejtimin e duhur", theksoi Novakov. "Bullgaria është ndër ata që do të përfitojnë më shumë nëse arrijmë të marrim paratë tona - diçka që ishte një mirazh në vitet e kaluara", shtoi ai.
Sipas tij, BE duhet të ketë të ardhurat e veta - "pavarësisht nëse kjo do të thotë taksa mbi qeset plastike dhe transaksionet bankare apo taksa më të drejta për gjigantët e internetit".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA