LAJME

Artikull

100 ditë para futjes së euros, Banka Qendrore Evropiane mirëpriti guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare

Enjte, 11 Shtator 2025, 08:46

100 ditë para futjes së euros, Banka Qendrore Evropiane mirëpriti guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde mirëpriti guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev si vëzhgues në Këshillin Drejtues të BQE-së. Në një postim në rrjetet sociale, Lagarde kujtoi se kanë mbetur pak më shumë se 100 ditë deri në pranimin zyrtar të Bullgarisë në eurozonë dhe publikoi një foto në të cilën shtrëngon duart me guvernatorin e BNB-së, raporton BTA.
"Pas pak më shumë se 100 ditësh, Bullgaria do të bëhet vendi i 21-të që miraton monedhën tonë të vetme. Jam e kënaqur të mirëpres guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare Dimitër Radev në Këshillin Drejtues. Ai do të marrë pjesë në takimet tona si vëzhgues deri në pranimin e Bullgarisë më 1 janar", shkroi Lagarde mbrëmë në "X".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT