POLITIKË

Artikull

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Konsultimet e kërkuara të NATO-s nuk nënkuptojnë luftë

Enjte, 11 Shtator 2025, 09:18

Ministri Georg Georgiev

Ministri Georg Georgiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore).
"Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s. Nuk ka shumë raste në të cilat është përdorur kjo masë. Ky është qëllimi i konsultimeve për të miratuar veprimet më të përshtatshme të mundshme", tha Georgiev. "Jemi të qartë se për fat të keq Federata Ruse po abuzon me situatën e sigurisë ndërkombëtare", theksoi ministri. Nuk ka një qëndrim të përbashkët evropian pas sulmit. Çdo vend, përfshirë Bullgarinë, ka shprehur shqetësim për tensionin në rritje, shtoi diplomati i parë bullgar, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA