LAJME

Artikull

KE-ja tregoi Anna-Maria Hallaçeva si një të ri të suksesshëm evropian

Enjte, 11 Shtator 2025, 13:24

Anna-Maria Hallaçeva

Anna-Maria Hallaçeva

FOTO: mon.bg

Madhësia e shkronjave

Anna-Maria Hallaçeva, doktorante në Institutin për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, u përmend nga Komisioni Evropian si një nga shembujt e të rinjve të suksesshëm evropianë. Kërkuesja e talentuar përfshihet në dokumentin strategjik “From promise to progress: First year in office” (“Nga premtimi te përparimi: Viti i parë në detyrë”), i cili shoqëron fjalimin vjetor të kryetares së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, prezantuar më 10 shtator.  Bullgaria është ndër pak vendet që veçohen me shembuj konkretë të talenteve të rinj shkencorë, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Hallaçeva është fituese e bursës prestigjioze Google DeepMind dhe është përfshirë në listën e Forbes Bulgaria “30 nën 30” (2024). Hulumtimet e saj janë në fushën e vizionit kompjuterik 3D dhe robotikës, me fokus të veçantë mbi mënyrën se si robotët autonomë perceptojnë dhe ndërveprojnë me mjedisin përreth. Ajo dhe ekipi i saj ndjekin një qasje të hapur ndaj kërkimeve shkencore, duke inkurajuar bashkëpunimin global dhe inovacionin. Në punën e saj, Anna-Maria Hallaçeva ka mbështetjen e plotë të INSAIT dhe Sofia Tech Park.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mon.bg