Enjte 11 Shtator 2025 15:09
Enjte, 11 Shtator 2025, 15:09
Ahmed Dogan
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të përgatisë konferencën kombëtare për krijimin e një subjekti të ri politik", deklaroi në një konferencë shtypi Ahmed Dogan, i cituar nga BTA. "Do të marr pjesë në këtë projekt politik, nëse do ta udhëheq unë - do ta vendosin kolegët e mi", u përgjigj ai kur u pyet nëse do të ishte udhëheqësi i forcës së re politike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا