LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 12 shtatorin

Një front atmosferik i ftohtë do të kalojë mbi vendin nga perëndimi në lindje

Enjte, 11 Shtator 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 12 shtatorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, intensive dhe të konsiderueshme në zonat përreth pjesës qendrore të malit Stara Pllanina dhe malit Rodope. Do të ketë edhe bubullima. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e dobët lindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 25°, në Bullgarinë Verilindore – deri në 31°, në rajonet ekstreme jugperëndimore dhe në Sofje - rreth 25°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, në veri moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje. Mbi bregdetin jugor do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe në disa vende, kryesisht rreth dhe pas mesditës, do të bjerë shi. Do të fryjë erë e dobët lindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 24 dhe 26°. Temperatura e ujit të detit është 24-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në shumë vende do të ketë reshje, më të shumta në Ballkanin Qendror dhe në Rodope. Kryesisht atje do të ketë bubullima. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 2°, në 2000 m rreth 13°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا