Artikull
“Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë” – ekspozitë digjitale fotografike në Pazarxhik
Premte 12 Shtator 2025 02:10
Premte, 12 Shtator 2025, 02:10
FOTO: Muzeut Historik - Pazarxhik
Madhësia e shkronjave
Nga data 12 shtator deri më 5 nëntor 2025, në ndërtesën qendrore të Muzeut Historik Rajonal në Pazarxhik, prezantohet ekspozita digjitale fotografike “Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë”, organizuar nga Shoqata për Lidhje me Bullgarët e Besarabisë dhe Tavrisë “Rodoljubec” – qyteti Sofje.
Ekspozita i kushtohet lidhjes shpirtërore ndërmjet komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe mëmëdheut, e transmetuar përmes imazhit, tingullit dhe fjalës. Janë të paraqitur portrete të bullgarëve nga Besarabia, të realizuara nga fotografi Asen Velikov, me koordinim nga Natali Petrova. Ndikimi vizual plotësohet nga poezi të autorëve bashkëkohorë bullgarë nga Besarabia dhe Tavria. Ata rritën në një mjedis të huaj gjuhësor, pa e mësuar gjuhën amtare, por vetë zbuluan rrugën drejt fjalës bullgare në mënyrë personale, të fuqishme dhe emocionale. Poezitë recitohen nga aktorët e Teatrit Dramatik Bullgar të Odesës, duke i dhënë ekspozitës një thellësi të veçantë dhe një emocion skenik të ndjerë.
Mund të mësoni më shumë për bullgarët besarabë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
- Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeut Historik - Pazarxhik
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا