Kryeministri rumun Ilie Bollozhan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Rosen Zheljazkov. Të dy diskutuan projekte të transportit dhe përmirësimin e lundrimit në lumin Danub, njofton agjencia AGERPRES, e cituar nga BTA. Sipas një komunikate për shtyp të qeverisë rumune, tema kryesore e bisedimeve ishte ndërtimi i një ure të dytë mbi Danub pranë qytetit Ruse, me qëllim uljen e fluksit të trafikut dhe të ngarkesës operative në pikën aktuale të kalimit kufitar. Për këtë qëllim, do të krijohet një grup pune i përbashkët për analizimin dhe koordinimin e projekteve ndërkufitare.
Dy kryeministrat u dakorduan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të Partneritetit Strategjik mes Rumanisë dhe Bullgarisë në fushën e sigurisë detare në Detin e Zi dhe mbrojtjes së lirisë së lundrimit dhe tregtisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova