Premte 12 Shtator 2025 07:21
Premte, 12 Shtator 2025, 07:21
FOTO: marketlinks.bg
Madhësia e shkronjave
GERB-SDS gëzon mbështetjen e 22.8% të votuesve dhe vazhdon të jetë forca e parë politike, sipas një sondazhi përfaqësues të realizuar nga "Market Links". Në vendin e dytë renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 13.3%, të ndjekur nga “DPS – Fillim i Ri” me 12.6%. Në vendin e katërt është partia “Vëzrazhdane” me 9.7%. Në vendin e pestë është e majta rreth BSP-së, me 5% mbështetje. Partia MEÇ ka 4.2% dhe ndodhet në prag të kufirit për hyrje në parlament. Partia “Veliçie” ka mbështetje prej 4.1%.
Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, partitë “Aleanca për të Drejta dhe Liri” dhe “Ka një popull të tillë” nuk do të kalonin pragun zgjedhor, pasi kanë vetëm 3% mbështetje.
Sociologu Dobromir Zhivkov deklaroi për bTV se 41% e bullgarëve të pyetur janë “pro” zgjedhjeve të parakohshme, 23% thonë “më tepër po”, 13% janë të pavendosur, 6% përgjigjen “më tepër jo”, ndërsa 17% janë kategorikisht kundër rikthimit në kutitë e votimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: marketlinks.bg