Koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, “Aleanca për të Drejta dhe Liri” dhe partia MEÇ do të paraqesin në administratën e parlamentit votën e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Tema e votës do të jetë: “Drejtësia dhe Rendi i Brendshëm”, bëri të ditur nga korridoret e parlamentit lideri i “Demokratëve për Bullgarinë e Fortë”, Atanas Atanasov. “I kemi nënshkrimet, që do të thotë se e kemi vullnetin e deputetëve. Mbetet vetëm që teknikisht t’i mbledhim për disa orë. Më pas, kush do ta mbështesë dhe kush jo – do ta shohim në sallë”, u shpreh deputeti.
Dy grupet e tjera opozitare në parlament – “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie”, të cilat nuk morën pjesë në hartimin e motivimeve, deklaruan se do ta mbështesin votën e mosbesimit.
Katër përpjekjet e mëparshme për rrëzimin e qeverisë ishin të pasuksesshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova