LAJME

Artikull

Kryebashkiakët e Sofjes dhe Athinës shkruajnë në mbështetje të homologut të tyre të Stambollit

Premte, 12 Shtator 2025, 08:52

Kryebashkiakët e Sofjes dhe Athinës shkruajnë në mbështetje të homologut të tyre të Stambollit

FOTO: politico.eu

Madhësia e shkronjave

Me një artikull të botuar në revistën POLITICO, kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, dhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Dukas, i bënë thirrje institucioneve evropiane që të marrin një qëndrim të qartë në mbrojtje të demokracisë në Turqi, njoftoi qendra për shtyp e Bashkisë së Sofjes. Deklarata vjen në kontekstin e një vizite të përbashkët në Stamboll, ku Terziev dhe gjashtë kryetarë të tjerë të bashkive të kryeqyteteve evropiane shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili u ndalua në mënyrë të paligjshme, sipas tyre. Terziev dhe Dukas theksojnë se dhjetëra kryebashkiakë opozitarë në Turqi u arrestuan mbi akuza të dyshimta, gjë që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë lokale. “BE-ja nuk mund të heshtë, sepse Turqia është vend kandidat për anëtarësim dhe partner strategjik. Neglizhimi i represionit politik në kufijtë e BE-së dërgon një mesazh të rrezikshëm, jo vetëm drejt Ankarasë, por edhe ndaj regjimeve të tjera,” shkruajnë kryebashkiakët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: politico.eu

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا