LAJME

Artikull

Gjykata e lë në paraburgim kryetarin e bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev

Premte, 12 Shtator 2025, 14:19

Bllagomir Kocev

Bllagomir Kocev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest në paraburgim" dhe e la atë në paraburgim, raportoi BTA. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.
Bllagomir Kocev u ndalua në lidhje me një hetim për një krim korrupsioni në qytet.
Sipas gjyqtares Ani Zaharieva, ekziston ende një supozim i arsyeshëm se Bllagomir Kocev është bashkëpunëtor në krimin për të cilin akuzohet, bazuar në provat me gojë dhe me shkrim në çështje. Sipas saj, nuk ka rrezik arratisjeje, por ekziston rreziku i kryerjes së një krimitjetër.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA