LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë na pret mot i paqëndrueshëm

Premte, 12 Shtator 2025, 16:35

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit, në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të çrregullta, por në pjesën më të madhe të vendit, në shumicën e orëve ditore, moti do të jetë kryesisht me diell. Në disa zona qendrore dhe malore do të krijohen kushte për reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30°C, në kryeqytet rreth 27°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, pas reshjeve të natës, në orët e paradites vranësirat do të jenë ende të theksuara, por më vonë do të pakësohen, dhe pasdite do të mbizotërojë moti me diell. Era do të fryjë nga verilindja-lindja dhe do të jetë kryesisht mesatare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 24–25°C, aq sa edhe temperatura e ujit të detit (24–25°C). Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2 ballë.
Në male, para mesditës vranësirat do të jenë më të theksuara mbi malet Stara Pllanina dhe Rodopet, ndërsa pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave edhe mbi shumicën e masiveve malore të Bullgarisë Jugperëndimore. Majat më të larta do të mbulohen me re. Në disa zona priten reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 21°C, ndërsa në 2000 metra rreth 14°C.
Të dielën, temperaturat maksimale do të jenë kryesisht mes 25 dhe 30°C. Do të ketë më shumë orë me diell, por në orët e vona të pasdites drejt vendit do të afrohet një front i ftohtë atmosferik. Në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë e hëna, në Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje shiu, si dhe stuhi me vetëtima në rajonet jugperëndimore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا