Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Shtunë, 13 Shtator 2025, 04:50

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash.
Sipas recetës autentike, që ruhet në Arkivin Shtetëror të qytetit Ruse, torta nuk përmban miell, ka shumë çokollatë, arra dhe qumësht të plotë. Ajo u krijua në hotelin e atëhershëm “Isljah-hane” në qytetin buzë Danubit dhe për herë të parë u shijua nga mysafirët e princit Aleksandër I Batenberg.

FOTO: Община Русе

Këtë vit, kjo ëmbëlsirë legjendare feston 140-vjetorin e saj, dhe me këtë rast festivali që i kushtohet tortës mori edhe logon e vet zyrtare. Më 13 shtator, qyteti i Ruses është mikpritës i edicionit të katërt të këtij festivali. Mysafirë të veçantë do të jenë aktori Vlladimir Karamazov, si dhe dy shefa kuzhine – Ivan  Aleksandrov, i cili do të udhëheqë një masterklas për fëmijë në fushën e pastiçerisë dhe një tjetër mbi interpretimin modern të tortës “Garash” dhe Darija Rusanova, e cila do të prezantojë sekretet e përgatitjes së çokollatave artizanale.
Lexoni më shumë për tortën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Bashkia e qytetit Ruse

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا