LAJME

Artikull

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Dielë, 14 Shtator 2025, 03:10

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rënie prej 7%, ose rreth 3100 oferta më pak.
Sektori i "Tregtisë dhe shitjeve" përfaqëson 26% të vendeve të punës të shpallura. Në sektorin "Prodhim" kërkohen 21% e punonjësve, në "Hotelieri dhe restorante" – 15%, në "Logjistikë dhe transport" – 14%, dhe në "Shërbime administrative dhe ndihmëse" – 11%.
Nuk ka ndryshime në kërkesën për punonjës në sektorët: Teknologji Informative (IT) – 6%, Ndërtim – 6%, Shëndetësi dhe farmaci – 5%, Kontabilitet dhe financa – 5%, Marketing dhe reklamë – 3%, Art – 1%.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike: 40% e ofertave për punë janë në Sofje, 10% nga Plovdivi, 9% nga Varna, 5% nga Burgasi, nga Ruse dhe Stara Zagora – nga 3% secila.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا