Artikull
Një kompani investon mbi 1 milion euro shtesë për prodhimin e saj në Bozhurishte
Dielë 14 Shtator 2025 04:50
Dielë, 14 Shtator 2025, 04:50
FOTO: investbg.government.bg
Madhësia e shkronjave
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro).
Kompania do të ndërtojë një ndërtesë të re me ambiente prodhimi dhe magazinimi në një sipërfaqe shtesë prej 2.6 dynymësh. Projekti parashikon gjithashtu fillimin e një prodhimi të ri – makinave galvanometrike me lazer.
Firma u themelua në vitin 1994 dhe, përveç prodhimit të makinave, ofron edhe shërbime gdhendjeje, prerjeje dhe prodhim stampash. Në vitin 2023, kompania realizoi mbi 2 milionë leva të ardhura dhe prej vitit 2017 operon në territorin e Parkut Industrial në Bozhurishte.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: investbg.government.bg