Artikull
80-vjetori i lindjes së këngëtarit popullor Mlladen Kojnarov
Hënë 15 Shtator 2025 02:05
Hënë, 15 Shtator 2025, 02:05
Mlladen Kojnarov
FOTO: BNR - Kërxhali
Madhësia e shkronjave
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi karrierën e tij profesionale para se të mbushte 20 vjeç, kur mori çmimin e tij të parë në Festivalin e Dytë Republikan. Kjo u pasua nga një numër çmimesh dhe akoma më shumë koncerte në Bullgari dhe në mbarë botën, gjithashtu edhe me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore "Rodopa" - Smoljan, ku punoi për katër dekada.
Repertori i Mlladen Kojnarov përfshin edhe shumë këngë që ai vetë i ka gjetur - disa prej tyre janë regjistruar dhe ruajtur nga Radioja Kombëtare Bullgare. Midis tyre është "Shinko, o vajzë e bukur" - një këngë emblematike për këngëtarin, në të cilën partner i Mlladen Kojnarovit është bashkëpunëtori i tij i hershëm dhe gjithashtu një muzikant shumë i njohur nga malet Rodope - gajdexhiun Georgi Musorliev.
Fatkeqësisht, që nga 6 gushti 2018, Mlladen Kojnarov nuk është më me ne, por muzika e tij vazhdon të na emocionojë me fuqinë dhe autenticitetin e saj edhe sot.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR - Kërxhali
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا