Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi me rezultatin 7:6 (5), 6:4 pas dy orësh lojë, duke siguruar fitoren përfundimtare me rezultat të përgjithshëm 3:2 në ndeshje.
Fitorja e tretë erdhi nga ndeshja në dyshe, ku Aleksandër Donski dhe Pjotër Nesterov mposhtën Harri Helovara dhe Oto Virtanen me rezultat 6:4, 1:6 dhe 7:6. Para kësaj, Vasilev mposhti në dy sete edhe Oto Virtanen, i cili ndodhet në vendin e 141-të në renditjen botërore.
Në këtë mënyrë, Bullgaria do të luajë për herë të parë një ndeshje historike kualifikuese për të hyrë në Grupin Botëror në shkurtin e vitit të ardhshëm.
Tenisi bullgar në ngritje – lexoni më shumë për sukseset e fundit në arkivin e Radio Bullgarisë: