LAJME

Artikull

Kryeministri dhe ministri përgjegjës shprehën gatishmëri për mbrojtje nga dronët

Hënë, 15 Shtator 2025, 06:21

Kryeministri dhe ministri përgjegjës shprehën gatishmëri për mbrojtje nga dronët

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes 9 projekteve për ripajisjen ushtarake. Çdo projekt do të miratohet nga parlamenti. "Huaja është pjesë e programit SAFE të BE-së dhe do të shlyhet për 40 vjet. Dhjetë vitet e para do të jenë me periudhë faljeje", sqaroi Zaprjanov.
U morën masa për mbrojtjen e hapësirës ajrore bullgare, veçanërisht në pjesën verilindore të vendit, deklaroi edhe kryeministri Rosen Zheljazkov. “Ekziston një protokoll që ndiqet. Duhet të garantojmë edhe sigurinë e aviacionit civil. Mendoj se edhe Federata Ruse do të sillet me kujdes dhe do të shmangë çdo mundësi incidenti mbi Detin e Zi, ku trafiku ajror është jashtëzakonisht intensiv”, tha kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا