LAJME

Artikull

Si çdo vit, më 15 shtator hapet zyrtarisht viti i ri shkollor në Bullgari

Hënë, 15 Shtator 2025, 09:06

Si çdo vit, më 15 shtator hapet zyrtarisht viti i ri shkollor në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin e Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, raportoi BTA.
Kryeministri Rosen Zheljazkov mori pjesë në ceremoninë e hapjes në shkollën nr. 83 “Elin Pelin” në Pançarevo. “Në sistemin tonë arsimor po hyjnë gjithnjë e më shumë mësues të rinj. Më shumë se 20% e mësuesve tani janë nën moshën 35 vjeç, dhe kjo është dëshmia më e mirë se profesioni i mësuesit është bërë tërheqës” – deklaroi kryeministri.

Росен Желязков

FOTO: Пресцентър МС

Ministri i arsimit, Krasimir Vëllçev, në ceremoninë në shkollën e mesme nr. 119 “Akad. Mihail Arnaudov” në Sofje, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve dhe prindërve. “U bëra thirrje mësuesve të bashkëpunojnë sa më shumë me prindërit, sepse kemi një mision të përbashkët dhe më të rëndësishmin nga të gjithë – të bëjmë që fëmijët tanë të jenë të aftë, të ditur dhe njerëz të mirë.”
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Qendra e Shtypit pranë Këshillit të Ministrave

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا