Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi, një shtëpi dhe shpresë qindra fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, raporton Darik Radio. Gjatë viteve, në strehën e tij "Shën Nikolla" në kishën "Shën Trinia", si dhe në pronat që bleu në fshatin Jakimovo, qindranevojtarë gjetën strehim - të moshuar në nevojë, nëna me fëmijë dhe jetimë, fëmijë problematikë, të cilët mbështeteshin në kujdesin e tij.
Pavarësisht moshës së tij të avancuar, problemeve të shumta shëndetësore dhe sprovave të tjera, ai nuk u dorëzua dhe deri në ditët e tij të fundit vazhdoi të kujdesej për njerëzit e varfër, të braktisur dhe të pastrehë në momentet më të vështira të jetës së tyre, duke u bërë një simbol i vetë-dhurimit dhe mëshirës së krishterë ndaj të tjerëve.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES-arkiv