SPORT

Artikull

Bullgaria është në 1/8 finalet e Kampionatit Botëror të Volejbollit për meshkuj

Hënë, 15 Shtator 2025, 14:38

Bullgaria është në 1/8 finalet e Kampionatit Botëror të Volejbollit për meshkuj

FOTO: bvf.bg

Madhësia e shkronjave

Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2 (25:19, 25:14, 18:25, 23:25, 15:13) në Pasay City.

FOTO: bvf.bg

Ky është suksesi i dytë radhazi për ekipin tonë pas fitores së pastër kundër Gjermanisë të shtunën. Kështu, ekipi ynë kombëtar praktikishti siguroi vetes vendin e parë në Grupin "E", ku fitoi në fillim kundër Gjermanisë dhe mbetet për të luajtur një ndeshje me Kilin, i cili është jashtë renditjes. Bullgarët kanë një aset prej 5 pikësh, sllovenët kanë 4, gjermanët 3, ndërsa kilianët kanë 0 pikë dhe asnjë ndeshje të fituar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bvf.bg

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا