POLITIKË

Artikull

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov u takua me homologun e tij Pirro Vengu në Tiranë

Hënë, 15 Shtator 2025, 15:12

Ministri bullgar Atanas Zaprjanov (majtas) së bashku me homologun e tij shqiptar Pirro Vengu

Ministri bullgar Atanas Zaprjanov (majtas) së bashku me homologun e tij shqiptar Pirro Vengu

FOTO: mod.gov.al

Madhësia e shkronjave

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e saj të internetit Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Të dy ministrat theksuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në sfondin e sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.

FOTO: mod.gov.al

Ndër temat e diskutuara ishin projektet strategjike të infrastrukturës, përfshirë Korridorin Nr. 8 dhe portin e Porto Romanos, si nyje të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate brenda NATO-s në rajon. Ministrat riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare të NATO-s dhe në misionin KFOR në Kosovë si një provë e vendosmërisë së tyre për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mod.gov.al