Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Hënë, 15 Shtator 2025, 15:32

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.
Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë
Ajo do të funksionojë për herë të parë nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, njoftoi Ministria bullgare e Mbrojtjes. Eventi do të zhvillohet në ndërtesën e misionit diplomatik në prani të përfaqësuesve të komunitetit bullgar, nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

FOTO: FB/BGEmbTirana

Hapja përkon simbolikisht me 15 shtatorin - ditën e parë shkollore në Bullgari, gjë që i jep vlerë dhe rëndësi kombëtare shtesë kësaj nisme kulturore dhe arsimore. Shkolla e së dielës do të jetë jo vetëm një institucion arsimor, por edhe një qendër e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës, historisë dhe identitetit kombëtar të komunitetit bullgar në Shqipëri.
Në vitin 2019 një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi Tiranën me rastin e Takimit Vjetor të Mediave Bullgare që u mbajt në kryeqytetin shqiptar. Më shumë hollësi për vizitën e medias sonë dhe takimet me komunitetin bullgar në Shqipëri mund të lexoni në postimet e mëposhtme:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, BGNES, Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë