Artikull
Parashikimi i motit për 16 shtatorin 2025
Pas një mëngjesi të freskët, gjatë ditës priten sërish temperatura verore
Hënë 15 Shtator 2025 16:35
Hënë, 15 Shtator 2025, 16:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit, në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me erë të lehtë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 26 dhe 31°C, në kryeqytet rreth 28°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, në orët e paradites vranësirat do të jenë të dendura, por do të shpërndahen dhe do të zëvendësohen nga mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 25 dhe 27°C. Uji i detit është 24–25°C, ndërsa dallgëzimi - deri në 3 ballë.
Në zonat malore, moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, e cila në mbrëmje – përpara kalimit të frontit të ftohtë – do të kthehet përkohësisht nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 24°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 16°C.
Të mërkurën, një front i ri i ftohtë atmosferik do të sjellë shtim të vranësirave nga veriperëndimi. Në disa zona të largëta veriperëndimore dhe në male mund të bjerë shi i dobët. Era nga veriperëndimi do të forcohet përkohësisht, veçanërisht në Rrafshinën e Danubit, ku do të jetë mesatare në intensitet.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا