Artikull
Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"
Martë 16 Shtator 2025 03:00
Martë, 16 Shtator 2025, 03:00
FOTO: zlatnaroza.bg
Madhësia e shkronjave
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë mundësinë të shohë 17 filma me metrazh të gjatë dhe 24 filmame metrazh të shkurtër në programin e konkursit, si dhe 13 tituj në programin paralel jashtë konkursit dhe 5 shfaqje klasike me një respekt ndaj trashëgimisë bullgare kinematografike.
Një kuadër nga filmi "Ljubof" i Ivajllo Hristov
FOTO: nfc.bg
Festivali do të hapet me filmin "Ljubof" nga Ivajllo Hristov. Një film special me fragmente nga rolet më të mëdha të Rusi Çanev do të shfaqet me rastin e 80-vjetorit të tij. Publiku bullgar do të ketë mundësinë të jetë i pari që do të shohë filmin e ri të Stefan Komandarevit "Made in EU" , pas premierës së tij në Venecia. Ndër ngjarjet e pritura është shfaqja e "Gundi – Legjenda për dashurinë" - filmi me më shumë shikueshmëri gjatë vitit. Do të prezantohet edhe bashkëprodhimi “Të paturpshmit” nga regjisori Konstantin Bozanov, i vlerësuar me një çmim në Kanë 2024.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: zlatnaroza.bg, nfc.bg