Artikull
Një delegacion kinez i biznesit është në Sofje për një forum ekonomik dypalësh
Martë 16 Shtator 2025 07:06
Martë, 16 Shtator 2025, 07:06
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Partneriteti ekonomik u diskutua në një takim midis Presidentit Rumen Radev dhe Zëvendësministrit kinez të Tregtisë Lin Ji. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të një delegacioni kinez të biznesit, i cili po viziton Sofjen për sesionin e 18-të të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Bullgaro-Kinez për Bashkëpunim Ekonomik.
Delegacioni i biznesit i cili merr pjesë në forumin e organizuar nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë përfshin përfaqësues të kompanive me tradita të gjata në tregun evropian, të cilat janë të interesuara të investojnë në Bullgari. Presidenti u vuri në dukje të ftuarve se kompanitë bullgare janë fleksibile dhe mund të ofrojnë partneritete të besueshme në një kohë të shkurtër, dhe Bullgaria është në rrugën më të shkurtër drejt Evropës dhe të logjistikës drejt BE-së. Radev gjithashtu theksoi kostot e ulëta operative të Bullgarisë, politikën e favorshme tatimore, si dhe zhvillimin dinamik teknologjik në fushën e inteligjencës artificiale, IT dhe sektorit të automobilave, raporton BTA.
Sipas Zëvendësministrit Lin Ji, bashkëpunimi strategjik midis dy vendeve do të shkojë aq larg sa thellohet partneriteti ekonomik.
FOTO: president.bg
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: president.bg
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا