Artikull
Një i dyshuar për shpërthimin shkatërrues në Bejrut të vitit 2020 është ndaluar në Sofje
Martë 16 Shtator 2025 07:31
Martë, 16 Shtator 2025, 07:31
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pronari rus i një anijeje mallrash që transportoi nitrat amoniumi që shkaktoi një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit në vitin 2020 është arrestuar në Bullgari.
FOTO: euronews/AP
Igor Greçushkin kërkohet nga Interpoli së bashku me kapitenin e anijes, Boris Prokoshev, gjithashtu një shtetas rus.
Një gjykatë në Liban i tha Euronews se do të kërkojnë ekstradimin e Greçushkin në Liban. Nëse ai nuk ekstradohet, hetuesit libanezë mund të udhëtojnë në Sofje për ta marrë në pyetje. Greçushkin, i cili gjithashtu mban shtetësi qipriote, u ndalua në aeroportin e Sofjes në fillim të shtatorit pasi mbërriti me një fluturim nga Qiproja.
Shpërthimi më 4 gusht 2020 vrau të paktën 218 persona dhe plagosi më shumë se 6000 të tjerë. Ai shkatërroi pjesë të mëdha të Bejrutit dhe shkaktoi miliarda euro dëme.
FOTO: АП/БТА
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, euronews/AP, AP/BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا