LAJME

Artikull

Bullgaria do të rrisë aftësitë e saj të mbrojtjes nga minat në Detin e Zi

Martë, 16 Shtator 2025, 07:56

Bullgaria do të rrisë aftësitë e saj të mbrojtjes nga minat në Detin e Zi

FOTO: navalnews.com

Madhësia e shkronjave

Belgjika dhe Holanda do të transferojnë falas 7 minapastruese të tipit “Tripartite” në Bullgari, raportoi Naval News, duke cituar Ministrinë belge të Mbrojtjes. Vendimi u miratua nga qeveria belge më 12 shtator.
Kushti është që Bullgaria të mbulojë kostot e rikthimit të anijeve në gatishmëri të plotë operacionale, si dhe të trajnojë ekipet ukrainase për të operuar këto anije, pasi Ukraina do t'i marrë ato gjithashtu, dy prej të cilave tashmë i janë dorëzuar Kievit në maj.
Marrëveshja u njoftua në Varna më 9 shtator nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Kështu, Bullgaria do të ketë një flotë nga 10 minapastruese të këtij lloji. Anija e parë mbërriti në Varna në vitin 2009, dhe dy të tjera u dorëzuan në vitin 2020, kujton Naval News.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: navalnews.com