POLITIKË

Artikull

Bullgaria dhe Shqipëria ndajnë përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin e rajonit

Martë, 16 Shtator 2025, 12:07

Bullgaria dhe Shqipëria ndajnë përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin e rajonit

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana 2025. Në diskutim morën pjesë edhe ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, si dhe politikanë dhe ekspertë nga rajoni.
Në fjalinë e tij, Zaprjanov theksoi se Bullgaria dhe Shqipëria nuk janë vetëm fqinj, por edhe aleatë të ngushtë në NATO, që ndajnë një përgjegjësi të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ai vuri në dukje Korridorin Panevropian Nr. 8 si një infrastrukturë kyçe për lëvizshmërinë ushtarake të NATO-s, për lidhjen logjistike mes Detit të Zi dhe Detit Adriatik, si dhe për zhvillimin ekonomik. Ministri bullgar i mbrojtjes theksoi gjithashtu kontributin e Bullgarisë për sigurinë rajonale përmes pjesëmarrjes në misione të NATO-s dhe BE-së (KFOR, EUFOR - Althea). Ai shprehu mirënjohje ndaj Shqipërisë për kontributin e saj në grupin luftarak të NATO-s në Bullgari dhe në misionin KFOR në Kosovë, duke theksuar se stërvitja e përbashkët e ushtarakëve nga të dy vendet tregon një nivel të lartë besimi dhe ndërveprueshmërie. Në përfundim, Zaprjanov konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi kyçe për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e Evropës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes